Skuadra Zurich ka mposhtur me rezultat 2-0 Servetten.
Golin e parë për vendasit e shënoi kush tjetër përveç Benjamin Kolollit.
Ishte minuta e 19-të e ndeshjes, kur Kololli pas tentativës së dytë, arriti të mposhtë portierin kundërshtar.
Ky është goli i katërt i futbollistit të Kosovës në katër ndeshjet e fundit.
Për Zurichin po ashtu ishin titullar edhe Hekuran Kryeziu dhe Toni Dmogjoni, kurse Mirlind Kryeziu ishte në bankën rezervë,dhe hyri në lojë në minutën e 81-të.
Po ashtu në këtë ndeshje luajti edhe Kastriot Imeri, por në ekipin kundërshtar, Servette./VAR Kosova/