Tirana është zyrtarisht kampione e Shqipërisë.
Humbja e Kukësit përballë Vllaznisë në Loro Boriçi i shpalli kryeqytetasit kampionë dy javë përpara përfundimit të kampionatit.
Tiranasit u shpallen kampionë për herë të 25 në Superligën Shqiptare.
Në ndeshjen e zhvilluar në Shkodër, 45 minuta e para u mbyllën në barazim 0-0, me shkodranët më këmbëngulës.
Një gol i shënuar në minutën e 87 nga Vllaznia vulosi këtë kampionat.
Futbollistët e Tiranës festuan përpara televizorit ku edhe po ndiqnin ndeshjen për të mësuar nëse do të shpalleshin sot ose do të duhet të prisnin ende për të siguruar matematikisht.