Java e 29 e Superligës së Kosovës vjen me tri ndeshje interesante që zhvillohen në mesjavë.
Pasditen e sotme, do të luhen dy ndeshje, skuadra të cilat po luftojnë për titull dhe një ndeshje vendimtare për mbijetesë.
Në Skenderaj, në stadiumin ‘Bajram Aliu’, Drenica e pret Ferizajn dhe kanë një qëllim të përbashkët, rezultat pozitiv për t’i shpëtuar rënies nga elita.
Skuadra nga kryeqyteti, Prishtina, udhëton në Gjilan për të luajtur kundër skuadrës së Gjilanit.
E skuadra tjetër nga Gjilani, që është lidere e Superligës, Drita, udhëton në Suharekë, për të lujatur kundër Ballkanit që po tregon formë të mirë.
Të tri ndeshjet e sotme nisin nga ora 17:00.