Teksa tre lojtarë të tjerë të klubit të Partizanit kanë dalë të infektuar me Covid-19, duket se gjërat nuk po shkojnë siç duhet në këtë situatë të vështirë.

Mbrojtësi rumun Deian Boldor dhe Besnik Ferati ishin të parët që dolën të infektuar me Covid-19, por së fundmi pozitiv kanë rezultuar edhe Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote të cilët fatmirësisht janë asimptomatikë.

Por lidhur me infektimet e reja ka pasur një sherr mes lojtarëve të Partizanit. 

Sipas Top Channel, fillimisht infektimi me Covid-19 është pritur me qetësi nga Çinari, Mala dhe Kote, por gjakrat janë nxehur pas një bisede të tyre me lojtarin nga Rumania Deian Boldor.

Pas debateve në telefon, gjërat kanë shkuar edhe më tej, ku lojtarët kanë shkuar poshtë pallatit ku jeton Deian Boldor për tu sqaruar. 

Por në debate e sipër sherri ka eskaluar

në përdorimin e forcës, ku është dashur edhe ndërhyrja e policisë dhe e ambulancës. 

Në këtë situatë ka qenë e pranishme edhe motra e lojtarit rumun, Denisa Boldor e cila është mundur që të ndaj futbollistët. Ndërkohë pasi vëllai i saj është marrë nga ambulanca edhe Denisa është nisur me makinën e saj pas tyre, duke shoqëruar të vëllanë.