Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, është duke kaluar pushimet në vendlindje.

Të martën, ai ka vizituar krerët e FFK-së dhe ka folur për kualifikimin e mundshëm të Kosovës në Evropian.

“Gjithmonë, prej kur kam ardhur të luajë për Kosovën, kam dëshirë ta çojmë Kosovën në Evropian ose në Botëror, që t’i tregojmë botës çka ka Kosova, dhe për gjeneratat e reja që vijnë, te kenë shpresa dhe të kenë një ëndërr që të munden të përfaqësojnë Kosovën”, ka thënë Berisha.

Kurse kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka thënë se Berisha është bërë shembull i mirë që kanë ndjekur edhe shumë futbollistë të tjerë që kanë zgjedhur Kosovën

“E vlerësoj shumë gjestin e parë tij, që e ka lënë Norvegjinë në atë kohë dhe i ka thënë ‘Po’ Kosovës. Nuk ka qenë shumë e lehtë, për vet faktin që ky është rritur atje dhe ka qenë lojtari numër 1 në Norvegji”, ka thënë Ademi pas takimit.

Siç shihen edhe në video në krahë të njëri-tjetrit, Berisha dhe Ademi nuk e kanë respektuar distancën fizike./VAR Kosova/