Futbollisti i Kosovws Lirim Kastrati, ka kujtuar në mënyrë të pazakontë rrugën e vështirë të futbollistit më tw mirë të botës deri vonë, Luka Modriç.

21-vjeçari është nga fshati Hogosht, që gjendet në afërsi të qytetit të Kamenicës, dhe me krenari kujton fëmijërinë e tij të vështirë, ditët kur ai vetëm ka mundur të ëndërronte për një karrierë si futbollist profesionist.

“Po, e di që Luka Modriç si fëmijë ka ruajtur dhitë, dhe me krenari mund të them se unë kam ruajtur lopët në afërsi të fshatit tim. Çdo ditë ngrihesha në agim dhe shkoja me 12 lopët e mia në livadhet dhe pyjet afër. Familja ime është akoma e angazhuar në prodhimin e qumështit dhe produkteve të qumështit, dhe madje është tash kur shkoj në Kosovë, me kënaqësi marr një tufë lopësh dhe shkoj në shëtitje me to. Unë nuk turpërohem fare nga kjo, dhe gjithmonë me krenari flas për këtë”, ka thënë Kastrati.

Ai madje i mban mend edhe emrat e lopëve.

“Sigurisht. Lara, Mshtera…eh, tani nuk mund t’i kujtoj të gjitha. Dhe, si dukej? Unë i dërgoja për të kullotur dhe derisa ato po kullotnin, unë vrapoja përreth. Pra, nuk kam qëndruar ulur tërë ditën pranë tyre. Secila lopë kishte një zile rreth qafës dhe unë i mbaja në sy gjatë tërë kohës”, thotë Kastrati që në atë kohë ka hasur edhe në ujqër.