Roma ka arritur të shënojë fitore si mysafire e skuadrës Spal.

Kryeqytetasit shënuan fitore të thellë 6-1.

Në këtë ndeshje nuk mund të mos shënonte futbollisti më i përfolur ditëve të fundit, për shkak të problemeve me trajnerin dhe disa nga shokët e skuadrës.

Nicolo Zaniolo shënoi golin e fundit në ndeshje dhe më të bukurin.

21-vjeçari mori topin në mesin e fushës dhe kaloi 5 futbollistë kundërshtarë, për të shënuar pastaj një gol mjaftë të bukur.

Ky është goli i gjashtë i tij këtë sezon, duke pasur parasysh se disa muaj ka qenë jashtë fushës për shkak të lëndimit të pësuar në muajin janar kundër Juventusit.