Drejtuesit e Federatës moldave kanë konfirmuar se ndeshja e shtatorit e Ligës së Kombeve me “Dardanët” do të luhet në stadiumin “Ennio Tardini” në Parma të Italisë.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendës-presidenti i Federatës së Futbollit të Moldavisë, Dragos Hancu.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e edicionit të ri të Ligës së Kombeve për Kosovën.