Skuadra gjermane RB Leipzig është themeluar 11 vjet më parë.

7 vjet më parë, kjo skuadër ishte shpallur kampione në divizionin e katërt në Gjermani.

Në Bundesliga, është promovuar 4 vjet më parë.

Tash, kjo skuadër ka mposhtur Atletico Madridin e Diego Simeones dhe do të luajë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Një fakt tjetër interesant është se trajneri 33-vjeçar Julian Nagelsmann, që është trajneri më i ri në Bundesliaga, është trajneri më i ri që arrin të luajë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Po ashtu Leipzig është skuadra e parë që pa Cristiano Ronaldon në skuadër, e eliminon Atleticon në këtë fazë.

Leipzig do të luajë kundër Paris Saint-Germain, që mposhtën skuadrën italiane, Atalanta./VAR Kosova/