Skuadra londineze Chelsea ka njoftuar se të paktën katër futbollistë janë detyruar të futen në karantinë në përputhje me udhëzimet e qeverisë britanike.

Klubi që drejtohet nga Lampard, në fund të javës së kaluar ka bërë testet për koronavirus para rikthimit në stërvitje.

Këto teste janë bërë në përputhje me protokollin e Premierligës para fillimit të sezonit të ri 2020/21, i cili nis në fundjavën e 12 shtatorit.

“Një numër i lojtarëve tanë po i ndjekin udhëzimet e qeverisë për karantinën, por ne nuk do t’i zbulojmë emrat e tyre”, thuhet në njoftimin e Chelseat.

Chelsea do ta zhvillojë një ndeshje miqësore me Brightonin të shtunën, ndërsa sezonin në Premier Lerague do ta nisë më 14 shtator po ashtu kundër Brighton.