Për shkak të VAR-it, Romeu Lukaku ndonëse u bë gati 2 herë bremda ndeshjes të gjuaj nga 11 metërshi, u kthye mbrapa pa gjuajtur.
Interi ka kaluar tutje në Europa League pas fitores 2 me 1 kundër Bayern Leverkusen, mirëpo njeriu më i pafat në këtë ndeshje ishte Romeu Lukaku, pasi që dy herë brenda ndeshjes, VAR ia anuloi Interit penalltitë, ndonëse gjyqtari i ndeshjes paraprakisht kishte referuar për penalti.
Në të dy rastet, arsye ishe prekja me dorë. Në të parën, gjyqtari pretendoi se mbrojtësi i Leverkusit kishte prekur topin me dorë dhe ndali penalti, mirëpo pas verifikimit, referoi anuloi vendimin e tij.
Në fund të ndeshjes, brenda zonës u faula mesfushori Eriksen dhe gjyqtari ndali penalti. Mirëpo VAR kishte parë një prekje me dorë paraprakisht.
Edhe kësaj radhe Lukaku qëndroi me topin te 11 metërshi, mirëpo në fund iu dashtë të kthehej mbrapa për të dytën herë radhazi.
Për Inter shënuan Barella dhe Lukaku, ndërsa për Leverkusenin shënoi Havertz. Megjithatë, sistemi VAR, nuk ia lejojë një gjë të tillë dhe ai mbeti vetëm me një gol të shënuar.