Andrea Pirlo befasisht është bërë trajner i ekipit të pare të Juventusit. Ai vetëm një javë më parë kishte marrë drejtimin e ekipit U23 në Juventus.
Aspekti më intrigues me emërimin e Pirlos si trajner i Zonjës së Vjetër është mungesa totale e përvojës. Ai ka ndjekur rrugën e disa legjendeva që të menaxhojnë ekipet me të cilat ata kanë pasur sukses si lojtarë, duke ndjekur kështu Zinedine Zidane në Real Madrid, Pep Guardiola tek Barcelona, Ole Gunnar Solskjaer tek Manchester United dhe Frank Lampard në Chelsea. Megjithatë, ish mesfushori i Milanit ka marrë liçensën Pro të UEFAs këtë verë dhe për dallim nga të sipër përmendurit nuk ka shërbyer askund më herët.
Pirlo ka shërbyer si komentator për Sky Sport Italia përderisa ka kryer trajnimet për trajner dhe ka nxjerrë në pah problemet që kishte Juventusi. Por të qenurit orator i mirë, nuk do të tjhotë që je edhe trajner i mire (këtë më së miri e di Gary Neville).
Tani për tani nuk dihet shumë për filozofinë menaxheriale të Pirlos, por së fundmi ai deklaruar që 4-3-3 është formacioni i tij i dëshiruar, me ‘të gjitha përpara’ dhe ‘shumë posedim’. “Në mendjen time e kam një mënyrë të veçantë për të luajtur, është me top në këmbë dhe gjithëmonë për fitore”, ka thënë ai. “Kam urryer disa gjërë si lojtarë dhe nuk dëshiroj që t’i sohë më kurrë. Sistemet nuk janë problemi, ka të bëjë me pushtimin e hapësirës dhe punën me karakteristikat e lojtarëve”.