Klubi skocez, Celtic ka arritur që ta fitojë takimin e ligës kundër Motherwell me rezultatin final në 3:0.

Njeriu kryesor në fitoren e klubit të Celtic ishte edhe sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti i cili shënoi golin e dytë në minutën e 74’të të takmit, shkruan “VAR Kosova”.

Ajeti është pëfrocimi më i ri i klubit nga Skocia, ku në dy takime për ta ka shënuar dy gola.

Shikoni super golin e tij edhe njëherë në video: