Pa tifozë, në Veltins Arena skuadra zvicerane Basel, luan kundër asaj nga Ukraina Shakhtar Donetsk.
Në këtë ndeshje të vlefshme për play-off të Europa League, Baseli që njihet si skuadër që ka shumë shqiptarë, titullar ka vetëm njërin prej tyre.
Sipas formacionit zyrtar, në lojë nga fillimi do të jetë vetëm mesfushori nga Prishtina, Taulant Xhaka.
Gjashtë shqiptarët e tjerë, janë në bankën rezervë.
Kemal Ademi, Orges Bunjaku, Elis Isufi, Jozef Pukaj, Tician Tushi dhe Lirik Vishi, të gjithë këta presin të futen në lojë në këtë ndeshje./VAR Kosova/