Skuadra e Bayernit është shaplluar kampion i Ligës së Kampionëve, pasi mposhti Parisin me rezultat final në 0:1.
Goli i Coman në minutën e 59’të të takimit, i mjaftoi “bavarezëve” që ta fitojnë këtë ndeshje e të shpallën kampion, shkruan “VAR Kosova”.
Kështu skuadra e Bayernit thyen një rekord të madh personal, pasi bëhet klubi i parë që i fiton të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve këtë sezon.
Gjithashtu, skuadra gjermane radhitet në top 4 klubet me më së shumti trofe në Ligën e Kampionëve. Duke filluar me Realin që ka 13, pastaj Milani me 7 e që Liverpooli dhe Bayerni barazohen me nga 6 trofe të fituar.