Ishin vetëm 7-vjeç kur shkuan në Gjermani. Atje janë duke u rritur si futbollistë, por dëshira e tyre është që të luajnë për Kosovën.

Këta janë vëllezërit binjakë Getoar dhe Blendoar Kryeziu nga Suhareka.

Ata jetojnë në Gjermani, ku edhe janë duke zhvilluar karrierën e tyre si futbollistë.

Janë kontaktuar nga Kombëtarja e Shqipërisë, por të dy ëndërrojnë të veshin fanellën kaltër e verdhë.