Sulmuesi i skuadrës së Ballkanit, Blendi Baftiu, përfundimisht do të largohet nga klubi suharekas.

Destiancioni i ardhshëm i tij do të jetë Turqia. Baftiu do t’i bashkohet skuadrës së Vedat Muriqit, Fenerbahçe.

Burime të VAR Kosova brenda klubit nga Suhareka, bëjnë të ditur se Blendi Baftiu ka arritur marrëveshje personale me Fenerbahçen.

Ende nuk dihet shumë e transferimin të tij në Turqi. Në anën tjetër nga Fenerbahçe mund të largohet sulmuesi nga Prizreni, Vedat Muriqi.

Bomberi i Kosovës po kërkohet nga skuadra e Serie A, Lazio./VAR Kosova/