Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Paris Saint-Germain dhe Atalanta.
Skuadra italiane ka shkuar në dhomat e zhveshjes me një gol epërsi, pas golit të Mario Pasalic
Në anën tjetër, parisienët patën disa raste, por më të rëndësishmet ishin ato të brazilianit Neymar.
Ylli i PSG-së humbi disa raste në pjesën e parë, përkundër se bëri lojë të shkëlqyeshme.
Braziliani gjuajti jashtë portës në minutën e 3-të, pastaj përsëri 25 minuta më vonë.
Ai edhe dy herë të tjerë nuk arriti të gjuante në brenda kornizës së golit, në minutën e 35-të dhe 42-të të ndeshjes.
Këto janë disa nga rastet që po të ishte Messi do të përfundonte në rrjetë./VAR Kosova/