Sulmuesi adoleshent do të vazhdon zhvillimin e tij në Gjermani pasi kompletoi tërësisht kalimin nga Stoke City.

Mohamed Sankoh ka kompletuar një kalim në Shtutgart pas vendimit të Chelsea-it që të mos nënshkruajnë me të pas një periudhe të shkurtër provuese në qendrën trajnuese në Cobham.

Sankoh kaloi një sezon të mire në  Stoke City  në 2019-20, pasi kontribuoi me 9 gola dhe 9 asistime tek U-18 për të ndërtuar reputacionin e lojtarit të ri më premtues në Championship.

Goal raportoi në prill se edhe Chelsea dhe Atletico Madrid kanë treguar interesim në 16-vjeçarin, i cili është krahasuar me ish sulmuesin e Stamford Bridge Romelu Lukaku.

Të kaltrit i ofruan Sankoh-s një provë, por pas vëzhgimit të aftësive të tij më afër, kanë lëshuar mundësinë për ta sjellë atë në skuadër.

Një djalosh i cili kishte luajtur rol kyç në triumfin e Holandës në Kampionatin Evropian për nën-17 në 2019 ka kompletuar një transfer tek ekipi gjerman I Stutgardi-it.

Drejtori sportive i klubit gjerman Thomas Krucken u shpreh i kënaqur pas lidhjes së kontratës afatgjatë me Sankoh, duke konfirmuar se ai do të shkon drejt në skuadrën U-19.

“Ne jemi të lumtur që nënshkruam me Mo, një talent i madh ofanziv, në një përpjekje të madhe të përbashkët të të gjitha departamenteve. Ne kemi për qëllim që të inkurajojmë zhvillimin e tij të mëtutjeshëm në vitet në vijim”, tha Krucken.

“Ne me kujdes dhe me qellim do ta njoftojmë atë me kërkesat e ekipit të meshkujve dhe të fillojmë rrugën e tij tek VfB me U19”, tha ai.

Tottenham,  Atalanta  dhe Milan, gjithashtu, kanë qenë në kontakt me Sankoh në javët e fundit, ndërsa Stoka ka qenë i interesuar të zgjatë qëndrimin e tij në Stadiumin bet365, por në fund ai ishte bindur nga projekti i ofruar nga Stuttgart-i.

Ndonëse holandezi I ri largohet nga Stoke pa asnjë paraqitje në ekipin e parë, ai së shpejti mund të kalon tek niveli i seniorëve nëse impresionon në akademinë e Mercedes-Benz Arena sezonin e ardhshëm./VAR Kosova/