Barcelona do ta ketë një shef të ri në Camp Nou. Koha e Quique Setien në detyrë tek Barcelona u mbyll në mënyrë jo ceremoniale të hënën, ndërsa ka shumë indikacione që në këtë detyrë do të vjet një person tjetër shumë shpejt.

Me Lionel Messi që pritet të punon nën drejtimin e një trajneri të ri tek Barcelona, kemi hedhur një shikim në statistikat të cilat mund të na tregojnë se cili trajner nxori më të mirën nga ai.

Frank Rijkaard: 2004-2008

Derisa shpesh harrohet figura në periudhën më të mire, Frank Rijkaard në fakt e ka fituar Ligën e Kampionëve për Barcelonën si trajner, i pari titull që nga 1992, ai gjithashtu solli një adoleshent si Mesi në ekipin e seniorëve në Camp Nou.

Lojërat e tij i siguruan atij një vend të rregullt në ekipin e seniorëve, pavarësisht faktit se nuk mund të pinte legalisht alkool në Spanjë, përgjatë 110 ndeshjeve që ai do të luante me trajnerin holandez, ai shënoi 42 gola dhe regjistroni 27 asistime.

Ai fitoi dy tituj të LaLiga në vitet 2005 dhe 2006 nën Rijkaardin dhe shënoi një hat-trick kundër Real Madridit në një ndeshje fantastike në vitin 2006.

Pep Guardiola: 2008-2012

Derisa ai luajti për Guardiolen për një periudhë saktësisht të njëjt sa luajti me trajnerin e përmendur më sipër Rijkaard, ishte me trajnerin spanjoll ai me të cilin Messi u bë lojtari më i madh në planet.

Guardiola arriti nga Barcelona B me ide të guximshme rreth asaj se si ai dëshironte që ekipi të luante, dhe Mesi ishte figura qendrore.

Legjenda që tani është trajner i Manchester City skicoi një plan në ora 4 të një mëngjesi para Elclasico për ta përdorur Mesin si një 9-she falso, një ide e cila pati pasoja shkatërrimtare.

Mesi luajti 219 lojëra nën Guardiola, duke shënuar 211 gola dhe duke shtuar 93 asistime, një rezultat i paparë asnjëherë më pare në Camp Nou, as edhe gjatë kohës ës  figurave legjendare si Johan Cruyff, Ronaldo Nazario dhe Ronaldinho.

Ai fitoi 14 trofe me Guardiola duke përfshirë dy tituj të Ligës së Kampionëve, dhe një nivel individual argjentinasi fitoi Topin e Artë në secilin vit gjatë katër viteve që ai punoi me Guardiola.

Tito Vilanova: 2012-2013

Plotësimi i boshllëkut të lënë nga Guardiola po bëhej nnjë detyrë më e vështirë, por Vilanova e njihte Mesin mire nga koha kur punonte si ndihmës trajner dhe thjeshtë vazhdoi formulën e përdorimit të lojtarit si nëntëshe falso.

Në 50 ndeshje ai do të shënonte 60 gola dhe 16 asistime kur Los Cules fitoi kampionatin dhe ai po shkonte drejt thyerjes së rekordit botëror për numrin e golave të shënuar në një vit kalendarik, pasi ai e mbaroi sezonin me një total të përgjithshëm prej 91 gola në të gjitha garat.

Gerardo Martino: 2013-2014

Tata Martinos iu besua të nxirrte më të mirën nga Mesi, dhe ndonëse vet sulmuesi ishte impresionuar me punën e bashkatdhetarit të tij me Newell’s Old Boys. Arritja e Neymar në verën e 2013 gjithashtu kishte ndihmuar të formësohen gjërat për Mesin pasi që ai kishte një shok në ekip i cili do të mund të krahasohej për aftësitë e tij.

Efikasiteti i Messit ra pak dhe ai shënoi vetëm 41 gola në 46 ndeshje, dhe Barcelona nuk do të fitonte asgjë, përveç Super kupës së Spanjës.

Martino vuajti poshtërimin nga humbja e titullit të ligës në një ndeshje në shtëpi kundër fituesve eventual, Atletico Madrid, në ditën e fundit të sezonit dhe pastaj ai u fundos.

Luis Enrique: 2014-2017

Pas ndërrimeve të trajnerëve për disa sezone, Mesi do të shtynte edhe një here një partneritet të frikshëm, këtë here me Luis Enrique i cili ishte i freskët nga një kampanjë e mire me Celta Vigo.

Luis Suarez kishte nënshkruar nga Liverpool dhe befas Barcelona kishte atë që tashmë në lojën modern ishte bërë kryesori: një trio sulmuese me yje.

Do të bëheshin të njohur si MSN, Messi, Neymar dhe Suarez, ishin të jashtëzakonshëm pavarësisht se në gjashtë mujorin e parë kishin vështirësi në punën me Luis Enrique.

Ata fituan tripleten në 2014/15, duke kulmuar me Ligën e Kampionëve kundër Juventusit në Berlin.

Mesi luajti 158 ndeshje në tri vitet e Luis Enriques në klub dhe ai shënoi 153 gola dhe kontribuoi me 70 asiste. Ky ishte version më efikas i Mesit që ne kishim pare që nga koha e Guardiolas, dhe ai vërtetë përfitoi nga loja me Neymar dhe Suarez.

Ai shtoi  edhe 10 medalje në kabinetin e tij nga perspektiva e ekipit dhe fitoi Topin e Artë në dhjetor të 2015, por Luis Enrique ishte trajneri i fundit i cili e dërgoi mesin tek lavdia e Ligës së kampionëve.

Ernesto Valverde: 2017-2020

Ernesto Valverde arriti dhe Messi vazhdoi të shënonte gola, ndonëse problemet prapa skene po vlonin. Objektivi kryesor për trajnerin spanjoll ishte të fitonte për klubin titullin e gjashtë të Ligës së Kampionëve i cili ishte bërë i pakapshëm, por ai dështoi.

Mesi shënoi 113 gola dhe shtoi 50 asistime në 128 ndeshje nën ish trajnerin e klubit Athletic, por kjo arriti vetëm dy tituj LaLiga Santander, dy trofe të Kupës së Mbretit dhe dy triumfe të Super kupës së Spanjës.

Poshtërimet e shumëfishta në Evropë, pavarësisht përpjekjeve më të mira të Messit, kundër Romës dhe Liverpoolit do të linin një shenjë jo të mirë.

Quique Setien: 2020

Pas një sezone me Las Palmas i cili nxori në pah pikëpamjet e trajnerit spanjoll për futbollin dhe një periudhë e përzier me Real Betis, Quique Setien u angazhua si një opsion emergjent pasi Valverde ishte dëbuar në mes të sezonit, trajneri i parë  i Barcelonës i cili vuajti një përulje të tillë që nga koha e Louis van Gaal.

Setien u bë trajneri i pari i Barcelonës që ka punuar me Mesin dhe që nuk ka fituar asnjë trofe, dhe argjentinasi do të shënonte vetëm 14 here në gjysmë viti, numri më i varfër që nga debutimi i tij në tetor të  2004.