Testimi pozitiv me Covid-19 i disa prej lojtarëve të Prishtinës është bërë storje në televizionin publik të Gjibraltarit.

Në kronikën e vetë ky television tregon të gjithë kronologjinë e testimit të lojtarëve dhe rezultatet negative që kanë marrë në Prishtinë, përderisa vetëm dy ditë më vonë kanë dalë pozitiv në Gjibraltar.

Përderisa televizioni publik nuk e vë në dyshim që ndeshja do të humbet në tavolinë nga FC Prishtina, ata kërkojnë shpjegime se si lojtarët kanë dalur negativ në Prishtinë dhe vetëm dy ditë më vonë pozitiv në Gjibraltar.

Për më tepër ata janë të shqetësuar se më kë janë takuar lojtarët e Prishtinës përderisa kanë qenë në Gjibraltar.

Natyrisht, krejt në fund nuk harrojnë të përmendin që kjo është ndeshja e dytë brenda një kohe të shkurtër e ekipeve kosovare që duhet të anulohet për të njëjtën arsye.

Kronika e plotë në gjuhën angleze në vijim: