Gazetari i njohur i El Mundo Deportivo, Francesc Aguilar, raporton se Manchester City e ka njoftuar sulmuesin e Barcelonës, Leo Messi, se janë të gatshëm ta paguajnë faturën për të .

Madje, sipas Aguilar, “sheikët” besojnë se mund ta marrin falas lojtarin më të mirë në botë, por janë të gatshëm t’i hyjnë operacionit “Messi” edhe nëse u duhet të paguajnë për transferimin e tij.

“Njerëzit të cilët merren me numrat (financat) te Manchester City, të udhëhequr nga Ferran Soriano, e kanë njoftuar rrethin (përfaqësuesit) e Messi’t se klubi është në gjendje të përballojë financiarisht operacionin (për transferimin e tij), edhe nëse janë të detyruar të paguajnë për transferin. Por, ata besojnë se ai do ta marrin atë falas”, ka shkruar Aguilar.

Gjatë ditës së djeshme Messi ka njoftuar klubin se dëshiron të largohet gjatë kësaj vere.

Klauzola e largimit të Messit nga Barcelona është 700 milionë euro./VAR Kosova/