Futbollistët e Paris Saint-Germain, tashmë kanë udhëtuar për në Portugali.

Klubi francez do të luajë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër skuadrës që ishte sensacion në Serie A, Atalanta.

Në një intervistë të dhënë për faqen e PSG-së, ylli brazilian Neymar, tha se ai është në formë shumë të mirë.

“Tifozët tanë, klubi dhe të gjithë tifozët e shohin luftën e ekipit tonë në çdo ndeshje. Unë jam në formën më të mirë prej kur kam ardhur në Paris. Ekipi është si një familje”, tha Neymar.

Braziliani beson se PSG mund të fitojë edhe Ligën e Kampionëve.

“Dëshirojmë ta fitojmë Ligën e Kampionëve. Do të luftojmë sepse kurrë nuk kemi qenë kaq afër”, tha ai./VAR Kosova/