Drejtori Sportiv i Prishtinës, Granit Begolli ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Përmes një njoftimi ai ka bërë të ditur se ka marrë dy përgjigje të ndryshme në dy teste që ka bërë sot për koronavuris.

Para ndeshjes së Europa League, ai ka shkruar se në njërin test ka dalë pozitiv, ndërsa në testin tjetër negativ.

Megjithatë, ai ka thënë se nuk do të udhëtojë me skuadrën në Gjibraltar.

“Dje gjatë ditës me gjithë stafin e Fc Prishtina jemi testuar për Covid-19, ku rezultova negativ. Sot për çudi në ritestim rezultova pozitiv dhe më është ndaluar të udhëtoj me ekipin për ndeshjen që kemi në udhëtim në Gjibraltar. Për siguri sot gjatë ditës kam bërë po ashtu edhe një test serologjik dhe kam dal negativ dhe kam krijuar antitrupa”, ka shkruar Begolli.