Me dy gola të shënuar në pjesën e parë, skuadra kampione e Kosovës, Drita ka në fazën tjetër të Champions League.

Skuadra nga Gjilani ka arritur të mposhtë skuadrën Inter Club d’Escaldes me rezultat 2-1.

Xhevdet Shabani dhe Hamdi Namani ishin golashënues për Dritën.

Kurse golin e vetëm për kundërshtarët e shënoi Emili Garcia.

Klubi i udhëhequr nga Ardian Nuhiu do të përballet me klubin irlandez, Linfield.

Nëse e fiton edhe finalen, rrugëtimin do të duhet ta vazhdojë në rundin e parë dhe të dytë kualifikues për Ligën e Kampionëve e pastaj përfundimisht në play-offs për kualifikim.