Aventura e Romës në Gjermani, ku po luhen ndeshjet e mbetura të Europa League, ka përfunduar.

Skuadra e portugezit Paulo Fonseca, humbi 2-0 nga Sevilla e Lopeteguit.

Pas ndeshjes, kapiteni i Romës Edin Dzeko, ka kritikuar trajnerin e tij Fonseca, për strategjinë e gabuar.

“Gjithçka më zhgënjeu”, tha Dzeko i zemëruar duke folur për Sky.

“Ne në asnjë moment nuk kemi bërë lojë. Ata na shtypnin, nuk na lejuan të luanim. Bënin pasime dhe luanin me topa të gjatë. Ne nuk e bëmë atë. Strategjia jonë ishte e gabuar”, tha sulmuesi  boshnjak./VAR Kosova/