Futbollisti francez, Franck Ribery, aktualisht është pjesë e skuadrës italiane Fiorentina.
37-vjeçari i cili ishte pjesë e Bayern Munich nga viti 2007 deri vitin e kaluar, është ende në formë të mirë.
Këtë e ka treguar edhe në ndeshjet e zhvilluara në Serie A, ku ka shënuar 3 gola në 21 paraqitje.
Në një video të postuar, ai shihet se nuk i ka ndalur ushtrimet edhe në këtë kohë të pushimeve.
Ai shihet duke ushtruar së bashku me djalin e tij dhe me këngën e Dhurata Dorës./VAR Kosova.