Arsenali së fundi fitojë për herë të 14-të trofeun e FA Cup. Shumë prej futbollistëve që festuan, mund të mos jenë më pjesë e klubit londinez.
Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta, është e hapur për oferta për nëntë lojtarë të tyre.
Në mesin e tyre është edhe mbrojtësi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shkodran Mustafi.
Sipas Daily Mail, Topçinjtë janë të detyruar të shesin futbollistë për të freskuar ekipin.
Kjo është lista e nëntë futbollistëve që mund të largohen: Hector Bellerin, Alexandre Lacazette, Sokratis, Matteo Guendouzi, Lucas Torreira, Henrikh Mkhitaryan, Sead Kolasinac, Shkodran Mustafi dhe Rob Holding.