Mbrojtësi i KF Drita, Fidan Gërbeshi ka dalë pozitiv me COVID-19, në testimin e fundit që e kanë bërë në Zvicër.

Kjo nënkupton se ai nuk do të mund të luaj në ndeshjen e orës 18:00 kundër Inter de’Escaldes.

Përveç Gërbeshit, në lojë nuk do të jetë as Bujar Shabani pasi që ka pasur kontakt me Gërbeshin.

Këtë e ka konfirmuar klubi i Dritës përmes një komunikate për media.

“Për fatin tonë të keq mungojnë: Fidan Gerbeshi i cili ne testimin e fundit ka rezultuar pozitiv dhe Bujar Shabani i cili ka rezultuar Negativ, por për shkak te kontaktit me Fidanin, është kërkuar nga UEFA që të vet-izolohet”, thuhet në komunikatën e klubit nga Gjilani.

Ndonëse sot u konfirmua se Fidan Gërbeshi është pozitiv në COVID-19, para nisjes për në Zvicër, KF Drita kishte njoftuar se i gjithë stafi dhe futbollistët kanë dalë negativ në testin e COVID-19./VAR Kosova/

Ky është formacioni zyrtar i Dritës: