Në dy raste, mediumi prestigjioz Goal.com, kur kishte raportuar për shitjen e mundshme të Milot Rashicës, kishte cituar kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Por në asnjërin rast, nuk ia kishte shkruar drejt mbiemrin. Në vend të Ademi, e shkruanin Amedi.

Një problem të tillë, duket se e kanë edhe me mbiemrin e ylli të Barcelonës, Ansu Fati.

Ata e kanë gabuar në titull mbiemrin e tij, teksa citojnë shkrimin e të përditshmes spanjolle Marca.

Mirëpo në tekst e kanë shkruar mirë./VAR Kosova/