Ky është viti i tretë rresht që strategu spanjoll Pep Guardiola po dështon të kaloj fazën e çerekfinales në Ligën e Kampionëve me Manchester Cityn.

Liverpool, Tottenham dhe mbrëmë Lyon janë ekipet që po i ndalin ëndrrën Guardiolas në çerekfinale.

Angelzët mbrëmë u mundun nga Lyon-i i Rudi Garcias me rezultat 3 me 1. 2 golat e fitores i shënoi rezervisti Mousa Dembele.

Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që Guardiola dështon në këtë fazë.

Vitin e kaluar, Pochettino me Totenham e kishte diskualifikuar Cityn e Guardilos, pasi që rezultati i përgjithshëm përfundoi 4:4, por goli si mysafir e kishte cuar tutje. Vitin e kaluar Tottenham arriti deri në finale pasi mundi Ajaxin, por që në finale humbi nga Liverpool

Një sezon para Lyon, ishin kampionët e Anglisë, Liverpool që i’a shkurtoi rrugën Manchester Cityt.

Jurgen Klopp ia kishte bërë bajat Guardilas në dy ndeshjet.

Në Liverpool e kishte mundur 3:0, ndërsa në Manchester 1 me 2. Liverpool kishte dështuar në finalen e atij viti pasi që kishin humbur 3 me 1 ndaj Real Madridit, pas paraqitjes skandaloze të portieri Karius.

Klopp e kishte fituar Ligën e Kampionëve, një sezon më vonë, më 2019.

Megjithatë Pep Guardiola si trajner e ka fituar 2 herë Ligën e Kampionëve me Barcelonën në 2008/09 dhe 2010/2011.

Para se ta drejtonte Cityn, Guardiola ka drejtuar Bayern Munichun për 3 sezone, por nuk kishte fituar asnjë titull të Ligës të Kampionëve./VAR Kosova/