Mesfushori zviceran me prejardhje kosovare, Xherdan Shaqiri, është gjendur në një situatë të sikletshme derisa po fliste në një intervistë për LFC TV, pasi shokët e tij të skuadrës Virgil van Dijk dhe Gini Wijnaldum po e shpërqendronin qëllimisht duke lëvizur përreth tij me biçikleta.
Pasi përfundimisht nuk arriti ta vazhdojë intervistën, për shkak të shpërqendrimit nga tallja e Van Dijk dhe Wijnaldum, mesfushori nga Zhegra filloi ta ndjekë mbrojtësin gjigant dhe me shaka bëri sikur po e godet atë.
Ndonëse gjatë sezonit që mbaroi nuk luajti shumë dhe qëndroi gjatë larg skuadrës, Xherdan Shaqiri ka krijuar miqësi të afërt me bashkëlojtarët e tij në Liverpool dhe momentet e tilla qesharake nuk munguar.
Shaqiri është një nga lojtarët më të dashur dhe ‘qesharak’ brenda skuadrës së Liverpool, e po ashtu i pëlqyeri tifozëve, veçmas pas golave ndaj dy rivalëve kryesor të ‘The Reds’, Everton dhe Manchester United.
Mesfushori 28-vjeçar, i cili në sezonin 2019-20 në të gjitha garat luajti vetëm 236 minuta dhe shënoi vetëm një gol, së bashku me pjesën tjetër të skuadrës po kryen përgatitjet parasezonale në Austri.
Me gjithë mungesën e ndeshjeve, në sezonin në fjalë, Shaqiri fitoi tre trofe: Superkupën e Evropës, Kupën e Botës për Klube dhe Premierligën angleze./VAR Kosova/