Sot në orën 18:00, kampioni i Kosovës në futboll, KF Drita do të luaj ndeshjen e parë në para-kualifikimet për Champions League kundër kampionit të Andoras Inter Escaldes.

Kjo nuk është hera e parë që KF Drita merr pjesë në fazën e para-kualifikimeve në garën më të madhe në Evropë për klube.

Në 2018, Drita kishte arritur të fitonte turnirin e fazës së parë, të Champions League, por ishte ndalur në fazën tjetër, shkruan VAR Kosova/

Drita kishte mposhtur Fc Santa Coloma me rezultat 2:0, në 30 minutat e vazhdimeve, pasi që 90 minutash kishte përfunduar 0:0.

Pas kësaj, KF Drita kishte mposhtur me rezultat të thellë, 4:1, skuadrën nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps, po ashtu në vazhdime, pasi që 90 minutash kishte përfunduar me rezultat 1:1.

Pas kësaj, Drita ishte ndeshur me disa herë kampionët e Suedisë, Malmo.

Eksperienca e klubit suedez kishte bërë që Drita të mos kalonte tutje. Ndeshjen ishin zhvilluar me vajtje-ardhje.

Ndeshja e parë ishte luajtur në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, ku kishin udhëtuar mijëra tifozë Intelektual për të përkrahur klubin e tyre.

Sot, Drita ka mundësi që të vazhdoj historinë e lënë në gjysmë në vitin 2018.

Në rast të dështimit në ndeshjen para-kualifikuese të Ligës së Kampionëve, Drita do ta ketë mundësinë që të shkoj përpara në Ligën e Europës./VAR Kosova/