Këtë javë rrugët e Bergamos do duhej të kishte zhurmë dhe ngazëllim, derisa Atalanta përgatitej për ndeshjen më të madhe në historinë e klubit – një çerekfinale e Ligës së Kampionëve.

Përkundrazi, rrugët heshtin, por jo edhe zhurmat e sirenave të ambulancave dhe kambanave të kishave që bien për viktimat më të fundit të pandemisë COVID-19.

Kanë kaluar më shumë se gjashtë javë prej që qyteti u gëzua në fitoren e skuadrës së tyre 4-1 në Ligën e Kampionëve ndaj Valencias.

Bergamo ka qenë në qendër të pandemisë globale. Mjerisht, tani mendohet se ajo lojë kundër Valenicas kontribuojë në shpërthimin e pandemisë në Itali.

Atalanta gjithashtu fitoi edhe në ndeshjen e dytë – pas dyerve të mbyllura – për të arritur në çerekfinale në sezonin e tyre të parë në Ligën e Kampionëve.

Pavarësisht se janë një ekip provincial, pa emra të mëdhenj dhe që funksionojnë me një buxhet modest, ata janë bërë ekipi më emocionues në Evropë për tu shikuar.

Por, si vetë skuadra, edhe tifozët e Atalantas tani janë duke përdorur forcën e tyre kolektive për të ndihmuar Bergamon të gjejë një rrugëdalje nga kriza.

Si arriti Atalanta deri këtu?

Derisa Bergamo shtrihet nën hijen e Alpeve, Atalanta e ka kaluar pjesën më të madhe të ekzistencës së tyre në hijet e AC Milan dhe Inter Milan.

La Dea, siç njihen gjithashtu, kanë fituar vetëm një trofe të madh dhe përfundimi më i mirë i tyre në Serie A ishte i gjashti – derisa Gian Piero Gasperini mori detyrën në 2016.

Trajneri veteran i futbollit italian e shndërroi ekipin, duke bashkuar të rinjtë e Atalanta duke përdorur sistemin e lojës me 3-4-3 që ai e kishte përdorur tek Genoa.

Aq sa është argëtues është edhe i rrezikshëm – por, përgjithësisht, ai ka funksionuar.

Atalanta doli në vendin e katërt në sezonin e parë të Gasperini, e shtata në 2018 dhe e treta në 2019. Ata gjithashtu arritën në finalen e vitit të kaluar në Coppa Italia./VAR Kosova/