Parisienët kanë fituar dramën në Portugali duke mposhtur ekipin më simpatik të këtij viti në Ligën e Kampionëve, Atalantën në minutat e fundit të ndeshjes.

Atalanta udhëhoqi me rezultat për më shumë se 70 minuta, derisa në minutat e fundit të ndeshjes PSF u rikthye me dy gola të shpejtë për të siguruar kalimin tutje.

Heroi i ndeshjes doli të jetë Eric Maxim Choupo-Moting që shënoi në minutën e 94 golin e fitores.

Choupo-Moting, vetëm 3 vite më parë ishte pjesë e Stoke Cityt, të cilët ranë nga Premier Liga në Championship.

Por, 3 vite më vonë, Moting u bë heroi i Parisit duke shënuar gol në sekondat e fundit të ndeshjes.

Golin tjetër për Parisienët e shënoi qendërmbrojtësi Marquinhos./VAR Kosova/