Skuadra italiane Inter, ka arritur të mposht Getafen me rezultat 2-0.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar sulmuesi Lukaku në minutën e 33-të. Kurse të dytin e shënoi danezi Eriksen në minutën e 83-të.

Ndërsa Manchester Unitedi ka fituar kundër skuadrës austriake LASK, në ndeshjen e dytë të së tetës së finales së Ligës së Evropës.

Ndeshja ka përfunuar me rezultat 2-1. Në sfidën e parë “Djajtë e Kuq” kishin fituar me shifrat 5:0.