Mund të jetë vetëm spekulim i gazetarit spanjoll Guillem Balague, por kur lidhet emri i Cristiano Ronaldos me një kalim te Barcelona, padyshim që është lajmi i ditës.
Balague raporton se portugezi i është ofruar Barcelonës nga Juventusi.
Zonja e Vjetër synon të ulë pagat që paguan për futbollistët, e Ronaldo është një prej atyre që paguhet shumë.
Pandemia Covid-19n ka goditur financiarisht skuadrën nga Torino dhe po kërkon të heqë qafe kontratën e majme të Ronaldos.
Gazetari Balague raporon se Juventusi ka kontaktuar Barcelonën nëse kanë interesim për kapitenin e Portugalisë.
Ronaldo ishte golashënuesi më i mirë te Juve gjatë sezonit të fundit me 35 gola në të gjitha garat./VAR Kosova/