MESSI, MESSI, MESSI – gjithkah sot flitej për të.

Nga lajmet që po qarkullojnë në mediat botërore, thuhet se Messi, ia ka bërë me dije udhëheqësve të Barçës se ai do të largohet nga klubi spanjoll, shkruan “VAR Kosova”.

Mediat botërore si “MARCA”, “BBC” e shumë të tjera, raportuan sot brenda ditës se Messi tashmë ka dërguar një shkresë të menaxhmenti i klubit që ia bën të qartë se ai më nuk do të jetë pjesë “katalunasëve”.

Ndërkaq, pas përhapjes së këtyre lajmeve, shokë të Messit dhe figurat të njohura të sportit në botë reaguan menjëherë, duke shprehur përkrahjen e tyre për futbollistin më të mirë të të gjitha kohrave.

Po kah po shkon sulmuesi argjentinas?

Ish-kapiteni i Barcelonës dhe shoku i afërt i Messit, Carles Puyol, pas lajmeve të fundit për vendimin e “majtakut” që do të largohet nga “Camp Nou”, ai shkruan: Respekt dhe shumë suksese, Leo. E ke tërë mbështetjen time, mik!

Në këti postim komentoi edhe Suarez, edhe ky një lojtar që nuk është në planet e Koeman dhe po ashtu mik i ngushtë i Messit, ai ka duartrokitur postimin e Puyol me emoji.


Reagime kishte edhe nga ish-futbollistë të tjerë dhe njohës të sportit, ku njeri nga ta ishte edhe ish-mbrojtësi i Man United, Rio Ferdinand. Ai shkroi se është një mundësi e mirë që Lampard ta ketë në duar Messin te Chelsea.

Por, shpresa që ta transferojnë Messin, kanë edhe skuadrat e Anglisë si ajo e Newcastle United.


Trajneri i skuadrës angleze, Steve Bruce thotë se kjo është një e mirë, pasi nëse klubi i tij kalon në pronsi të miliarderit, Matty Longstaff, ata mund ta blejnë kartonin e argjentinasit.

Në anën tjetër edhe klubi italian Sampdoria thotë se e ka të lirë numrin 10 në skuadër, dhe se Messi do të ishte kompletimi i tyre më i mirë.


Kujtojmë se për MESSIN thuhet se të intersuara janë edhe skuadrat si Milani, Interi, Man City e shumë të tjera. Por se a do të largohet dhe të vendos për diku tjetër e kuptojmë në vazhdim nga skuadra e Barcelonës dhe vet fituesi i gjashtë “Topave të Artë”.