Me vetëm një gol të shënuar, skuadra serbe Crvena Zvezda ka arritur të marr tri pikë.

Ata mposhtën Tiranën në “Air Albania Stadium”, në ndeshjen e para të fazës kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi portugez Tomane shënoi me kokë për epërsinë 1:0, në minutën e 62-të.

Ky doli të ishte edhe goli i vetëm në këtë ndeshje. Edhe Tirana pati rastet e saj, mirëpo nuk arriti t’i shfrytëzonte.

Pas kësaj humbje, KF Tirana do t’i vazhdojë garat në Europa League, ndërsa Crvena Zvezda do të vazhdoj në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve.