Tashmë dhe është zyrtare, Armend Thaçi ka firmosur kontratë me klubin nga Suhareka Ballkanin.
Ish-mbrojtësi i Prishtinës nga sezoni i ri do të kryej stërvitjet nën urdhërat e trajnerit, Ismet Munishi, shkruan “VAR Kosova”.
Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi i Ballkanit përmes një postimi në profilin e tyre zyrtar në “Facebook”.
“Armend Thaqi, është futbollisti më i ri i FC Ballkani-t
Kemi kënaqësinë tē ju informojmë se mbrojtësi i djathtë Armend Thaqi sot ka vendosur që të na bashkohet për 2 sezonet e ardhëshme
Thaqi do të prezantohet zyrtarisht në ambientet e klubit në ditët në vazhdim
Na priftë e mbara Armend”.
Suharekë,25.08.2020