Ndodhi ajo që duhej të ndodhte disa herë gjatë 90 minutave, të tundej rrjeta e portierit të Atalantas.
Atë që se bëri Neymar dhe Mbappe, e bëri një qendërmbrojtës dhe një zëvendësues.
Nga 1-0, Paris Saint-Germain kalojë në epërsi 2-1.
Braziliani Marquinhos shënoi në minutën e 90-të për 1 me 1.
Tre minuta më vonë, PSG-së ia dha fitoren zëvendësuesi i Mauro Icardit, kamerunasi Maxim Choupo-Moting.
Pas 25 vjetëve PSG do të luajë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ata do të përballen me fituesin e ndeshjes Atletico Madrid – Leipzig./VAR Kosova/