Sulmuesi francez i PSF, Kylian Mbappe ka thumbuar të gjithë kritikën e futbollit që ligën franceze nuk e shohin si të barabartë me top ligat tjera evropiane.

Mbappe që bashkë me Parisin u kualifikuan në gjysmë finale pasi mposhtën Atalanten, i është gëzuar fitores se Lyonit mbrëmë kundër Cityt.

Në profilin e tij në Tëitter, Mbape ka shkruar “Liga e fermerëve”, duke shtuar edhe emoji të duartrokitjeve, duke përshëndetur kështu lojën e Lyon.

Lyon çuditi gjithë Evropën mbrëmë, pasi që mposhtën nënkampionët e Anglisë, Manchester City me rezultat 3 me 1.

Lyon nuk ishte në formë të mirë para pandemisë, pasi që liga përfundoi kur ata renditeshin të 7 në “Ligën e fermerëve”.

Në gjysmë finale Lyon do të ndeshjet me Bayern Munich ndërsa PSG me Lepizig./VAR Kosova/