Kur isha 14, u largova nga prindërit për t’iu bashkuar qendrës trajnuese të Genk. Vitin e parë përfundova në një konvikt shkolle, ku gjumi bëhet edhe me persona tjerë në të njëjtin vend.
Fatmirësisht, vitin e dytë, isha me një familje mikpritëse. Por, gjërat nuk shkuan siç ishte paraparë. Prindërve strehues kurrë nuk iu desh të shkonin në shkollë për probleme qofshin akademike apo disiplinorë. Unë u përshëndeta me ta pa e ditur se çka do të ndodhte. Pastaj një ditë kthehem në shtëpi dhe i gjej prindërit e mi të trishtuar, i pyeta, “çfarë nuk është në rregull?’, dhe ata më treguan se familja mikpritëse nuk më dëshironte më. I pyeta pse dhe ata më thanë ‘për shkak të asaj se kush je’. Nuk kuptova.
‘Është e vështirë të të kuptojnë, ti je shumë i qetë. Ti ke vështirësi të ndër veprosh me fëmijët tjerë. Ata thjeshtë po të shohin si një fëmijë të vështirë. Nuk është e mire ta dëgjosh këtë gjë kur je 15 apo 16 vjeçar. Atë ditë e godita topin për muri për orë të tëra. I thashë vetes se çdo gjë do të shkonte mirë dhe atë në pak muaj do të luaj për ekipin e parë dhe nuk do të përjetoj dështime më.
Kur u ktheva pas pushimit të verës, isha në ekipin B dhe u thashë prindërve se në dy muaj do të jem në ekipin e parë. Ushtoja si i marrë, kisha zjarr përbrenda. Ishte sikur të isha çmendur.
Më kujtohet, ishim duke luajtur një të premte mbrëma, isha zëvendësues. Hyra në lojë në pjesën e dytë dhe shënova 5 gola. Atë ditë ndryshoi historia ime në klub dhe iu bashkova ekipit të parë.