‘Ia dhashë një të rrahur të mirë. E dua Marion, por atë ditë ai e meritoi atë’: Marco Materazzi kujton se si e kishte dënuar shokun e skuadrës Balotellin pasi sulmuesi adoleshent hodhi fanellën e Inter Milan në dysheme pas gjysmë finales së Ligës së Kampionëve

•            Mario Balotelli reagoi keq duke e hequr fanellën e tij në bari pas ndeshjes së 2010

•            Inter Milan sapo kishte mposhtur Barcelonën 3-1 në gjysmë finale e Ligës së Kampionëve

•            Por mbrëmja ishte prishur nga veprimet nevrike të sulmuesit nëntëmbëdhjetë vjeçar

•            Ai po kritikohej shumë nga tifozët e Interit dhe po ju bënte gjeste gjatë lojës

•            Ish shoku i skuadrës së Balotellit Materazzi thotë se ai ia dha dënimin

Mario Balotelli mori një ‘rrahje të mirë’ nga ish shoku i skuadrës Marco Materazzi pas hedhjes me forcë të fanellës së Interit në tokw gjatë gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Jose Mourinho i cili po mposhte çdo ekip kundërshtar, sapo kishte mposhtur Barcelonën 3-1 duke kaluar me një këmbë në finale, por mbrëmja në San Siro ishte prishur nga Balotelli, i cili në atë kohë ishte 19 vjeçar.

Ai jo vetëm që dështoi të impresionon pasi u fut në lojë, por ai ofendoi tifozët e Interit duke i hedhur ngjyrat e tyre të famshme kaltër e zi në fushë derisa po largohej nga fusha.

Kjo provokoi poterë dhe kolegu i tij Materazzi siguroi që i riu të merrte mësimin.

Ai tha live në Instagram: ‘Ia dhashë një të rrahur të mire, është e vërtetë. E dua Marion, por mendoi se ai vërtetë e meritoi këtë.

‘Ne jemi bërë prapë shokë, praktikisht vëllezër, por ai atë ditë bëri diçka që në të vërtetë nuk do duhej ta bënte.

‘Hedhja e fanellës në fushë pas fishkëllimës së fundit në fakt nuk ishte gjëja më e keqe.

‘Para lojës, në autobusin e ekipit, ai na tha: “Sot do të luaj keq.” Kështu që i premtova se do ta bëjë të luaj nëse do të bënte kështu.

‘Kur ai u fut në lojë, ai u provoi një goditje nga mesfusha në vend se të shkonte në sulm. Diego Milito dëshiroi ta vras atë.

‘Ne besonim në Marion, ai shënoi shumë gola dhe dha kontribut në fitore, por pas një jave, i kërkova Mourinhos të më vendoste kundër Balotellit në trening në lojërat në mes të kolonave.

‘Pas pak sekondash, do ta dërgoja në dhomën e zhveshjes.’

Në atë kohë, mbrojtësi italian Materazzi nuk ishte i vetmi lojtar që e kritikonte Balotellin.

Mesfushori Dejan Stankovic doli dhe tha: ‘Ai është si një fëmijë. Jam baba i tre fëmijëve dhe nuk mund ta mbaj edhe atë për kravate.’

Kapiteni Javier Zanetti tha: ‘[Jam] i zhgënjyer që një festë u shkatërrua me dike si ky. Nëse fansat i fishkëllejnë ai duhet ta kupton që mund të varet në shumë gjëra tjera të ndryshme. Ne kemi qëndruar gjithmonë pranë tij.’

Balotelli më parë kishte nervozuar tifozët duke e zbuluar faktin se ishte tifoz i AC Milan dhe kishte veshur fanellën e tyre në një shfaqje televizive gjatë atij sezoni.

Për fatin e tij, Inter fitoi 1-0 në Nou Camp dhe pastaj e fitoi trofeun duke e mposhtur Bayern Munich 2-0 në finale.

Në fund, incidenti nuk e prishi miqësinë në mes të Materazzit dhe Balotellit. Mbrojtësi mbante vlerësim të veçantë për babanë e sulmuesit.

Ai tha: ‘Unë vërtetë e desha babanë e tij, pasi që pas një loje me Rubin Kazan ai i tha Marios: “Nuk më pëlqeu performance juaj, ti duhet të luash më shumë për shokët e skuadrës. Dhe ndalo daljet me vajza!” Çfarë idoli.’/VAR Kosova/