Legjenda e basketbollit Kobe Bryant, kishte rrëfyer një histori interesante në një intervistë.
Bryant tash i ndjerë, kishte rrëfyer për takimin që kishte pasur me një prej futbollistëve më të mirë në botë, Ronaldinho, kur Barcelona kishte shkuar në SHBA.
“Ronaldinho më tha: do të të njoftoj me djaloshin që do të jetë më i mirë i të gjitha kohërave. Unë iu përgjigja: çfarë? A nuk je ti më i miri? – ai tha jo, jo. Ky djaloshi këtu do të jetë më i mirë. E kishte fjalën për 17-vjeçarin in Leo Messi”, kishte rrëfyer Kobe.
Në vitin 2013, Kobe Bryant dhe Lionel Messi ishin pjesë e reklamës së Turkish Airlines./VAR Kosova/