Andy Lonergan ka zbuluar ‘magjistarin e vogël’ që ai nuk ka dashur ta ketë përballë në ushtrimet te Liverpool.
Edhe pse nuk ka bërë asnjë paraqitje për seniorët në vitin 2019-20, 36-vjeçari, ka qenë pjesë e ekipit fitues të Premiere League, ai ka pasur rastin që të punojë me një numër talentësh të klasit botëror.
Edhe pse kualiteti i skuadrës së Liverpool nuk e ka surprizuar portierin anglez, ai ka veçuar një lojtar si më ‘vrastarët’ me top në këmbët e tij.
Lonergan ka pranuar që ai iu ka frikësuar përballjes me Xherdan Shaqirin.
“Asnjë nuk më ka surprizuar sepse të gjithë janë të jashtëzakonshëm, megjithatë, një që nuk kam dashur t’a kem përballë është Shaqiri. Kur ai shuton, ai mund të bëjë çfarë të dojë me këmbën e tij të majtë. Gjithmonë kam dashur t’a kam në anën time kur kemi bërë ushtrime sepse po të ishte në anën e kundërt ai është një lloj magjistari kur shuton”, ka thënë Lonergan./VAR Kosova/