Pas disfatës së tmerrshme nga Bayern Munich, kapiteni i Barcelonës Lionel Messi, po mendon largimin nga Camp Nou.
Madje Messi ka njoftuar drejtuesit e klubit për një mundësi të tillë.
Esporte Interativo raporton se Messi ka njoftuar klubin se do të largohet këtë verë.
Ende nuk dihet se cili do të jetë klubi i ardhshëm i argjentinasit, në rast se largohet nga Barcelona.
Skuadra e Interit ka një kohë që ka paraqitur interesimin për blerjen e tij.
Së fundi edhe Manchester City ka bërë të qartë se janë të gatshëm të paguajnë çdo çmim për Messin./VAR Kosova/