Para kthimit në sezonin e kaluar, Lecce nuk ishte pjesë e Serie A për shtatë vite me radhë.

Megjithatë, ajo nuk mundi të mbijetojë më shumë se një sezon në top ligën e futbillit italian.

Përveç që Lecce duhej ta mposhte Parman, mbetja apo jo e saj në Serie A varej nga rezulutati i ndeshjes Genoa-Verona.

Megjithatë, Genoa e mposhti lehtë Veronën e pa motivuar të Amir Rrahmanit. Në anën tjetër, as Lecce nuk kreu punën e vet pasi që u mposhtë në shtëpi nga Parma me rezultat 3-4.

Spal i ç’regjistruar tashmë humbi 1-3 nga Udineze e mesit të poshtëm të tabelës.

Bologna me Torinon luajtën baraz 1-1 dhe Sassuolu u mposht nga Udineze 0-1.

Përfundimisht nga Serie A largohen Lecce, Brescia dhe SPAL./VAR Kosova/