Një prej sulmuesve më të mirë aktualisht në botë, Robert Lewandowski, ka pasur fatin që të stërvitet me dy trajnerët më të mirë në botë.
Sa ishte pjesë e Borussia Dortmund, ai ishte stërvitur me trajnerin gjerman, Jurgen Klopp.
Pastaj te Bayern Munich, kishte fatin që të stërvitej nga Pep Guardiola.
Ai ka folur se cili është trajneri i tij i preferuar dhe duket se ka zgjedhur ‘dashurinë e vjetër’.
“Mendoj…Jurgen Klopp, është favoriti im dhe pas tij është Pep Guardiola. 100 për qind”, tha Lewa.