Padyshim që sulmuesi Lautaro Martinez ishte lojtari i ndeshjes në përballjen Inter – Shakhtar Donetsk.
Me dy gola dhe një asist, argjentinasi u përkujdes që skuadra e tij të luajë në finale të Europa League.
Sulmuesi fillimisht shënoi në pjesën e parë, përkatësisht në minutën e 19-të. Pas tij shënoi edhe Danilo D’Ambrosio.
Kurse golin e dytë Lautaro e shënoi në minutën e 74-të. 4 minuta më vonë, ai asistoi për mrekulli për sulmuesin belg Romelu Lukaku.
Por belgut nuk i mjaftoi një gol. Ai shënoi edhe të dytin personal në këtë ndeshje dhe të 5-tin për skuadrën, që doli të jetë edhe rezultati përfundimtar.
Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte do të luajë në finale kundër Sevillas. Kjo është finalja e gjashtë për klubin nga La Liga, në pesë të tjerat që kanë marr pjesë, e ka fituar trofeun./VAR Kosova/